Punë si tutor

инстант решение

Bëhu onlajn tutor dhe fito para ekstra

  • Kushtet për tu bërë tutor - Për tu bërë onlajn tutor fillimisht duhet të keni mbushur minimum18 vjet. E dëshirueshme është që të jeni student në vitin e fundit të studimeve ose të kesh mbaruar në një nga universitetet e akredituara maqedone. Veçanërisht janë të mirëseardhur profesorë me përvojë të cilët duan të kontribuojnë në arsimimin e nxënësve si dhe të fitojnë para ekstra.

    Gjithsesi, secili rast është i veçantë dhe e ruajmë të drejtën e diskrecionit gjatë përzgjedhjes së tutorit. Mund të bëhet tutor nga cilado lëndë nga fusha e arsimit: matematikë, fizik, kimi, gjuhët programore, gjuhët e huaja, softuer etj.
  • Regjistrimi i tutorit - Fillimisht regjistrohu falas në platformën tonë. Pasi të përfundoni procesin e regjistrimit, na dërgoni rezimenë tuaj, kopje të skenuara të diplomave dhe çertifikatave për fushën për të cilën doni të ligjeroni. Pastaj, pritni do të jeni kontaktuar nga ne, për ti caktuar detajet rreth intervistës dhe prezantimit në platformën tonë. Mund të zgjidhni të vini personalisht në zyrën tonë ose gjithë procesin ta bëjmë me ndihmën e Skajp. Na bashkangjitni në Skajp. Emri jonë i përdorimit në Skajp është Teachhoot. Pas procesit të kryer nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim.
  • Krijo profil atraktiv falas - Pas regjistrimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes detyrë e juaj është që ta plotësoni profilin tuaj me të dhëna të sakta për biografinë tuaj, arsimimin, qasshmërinë dhe çmimin. Prezentohuni në mënyrë interesante dhe të mprehtë me qëllim që profili juaj të tërheqë më tepër vëmendje tek nxënësit, njëkohësisht ti informoni për gjithçka që ofroni si tutor. Shumë e rëndësishme është që të dhënat e shënuara të jenë të vërteta. Shmangni informacione të rreme dhe të ekzagjeruara.
  • Formimi i çmimit - Mundohu që çmimi të jetë kompetitiv dhe real. Ju sugjerojmë që në fillim të punohet me lirim, gjegjësisht çmimi të jetë më i ulët se çmimi faktik sipas të cilit do të mbanit orën private. Këtë e sugjerojmë me qëllim që të rrisni konkurencën tuaj në treg dhe të promovoheni më shpejt në platformën tonë. Çmimin pastaj mundeni gradualisht ta ngrisni në nivelin tuaj real. Ju si tutor keni privatësi në formimin e çmimit e që mund të formohet edhe me marrëveshje me nxënësin.
  • Vendosja e orarit - Bëhuni i kujdesshëm gjatë vendosjes së orsrit tuaj. Orari duhet ta paraqesë imazhin real kur jeni në qasje për nxënësit dhe jeni i lirë për mbajtjen e orëve. Platforma jonë fukcionon 24/7, përveç gjatë mirëmbajtjeve të rregullta të sistemit. Rekomandimi ynë është disponueshmëria juaj të mbulojë periudha që nuk janë në pik kohë . Kështu do të dalloheshit nga shumica e tutorëve dhe potencialisht do të fitonit më tepër.
  • Qëndroni në lidhje me sistemin tonë të mesazheve - Nëse dëshironi të fitoni ekstra punë gjatë zgjidhjes së detyrave dhe problemeve nga ana e nxënësve ju rekomandojmë vazhdimisht të jeni në lidhje me sistemin tonë për mesazhe si dhe rregullisht ta kontrolloni kutinë tuaj postare për ofertë të re për punë. Disponueshmëria juaj dhe koha e reagimit gjatë ofertës së dëguar për punë është një ndër pjesët më të rëndësishme për të fituar më shumë dhe të krijoni imazh pozitiv tek nxënësit.
  • Kontakti i parë me nxënës - Kur për herë të parë vëni kontakt me nxënësin më e rëndësishme është që të silleni në mënyrë të kulturuar. Në bisedën me nxënësin konkretisht përqëndrohu në problematikën me të cilën ballafaqohet dhe shmang - juni informacioneve të panevijshme. Kuptojeni nxënësin dhe nevojat e tij unikate. Kur definitivisht të merreni vesh me nxënësin respektoni marrëveshjen dhe qëndroni prezent për plotësimin e saj. Imazhi juaj dhe rejtingu si dhe përfitimi juaj varen nga ajo.
  • Mbajtja e orëve private dhe dhënia e zgjidhjeve - Ora e cila mbahet në klasën tonë virtuale paraqet shërbimin kryesor ku duhet ta tregoni profesionalitetin tuaj dhe diturinë me qëllim të ndihmoni nxënësit dhe të marrësh feedback pozitiv. Bëhu i kulturuar, i disponueshëm dhe konkret. Sa më i mirë të jeni në perceptimin e problemeve me të cilat ballafaqohet nxënësi, aq më sakt mund të vini deri tek qasja e drejtë për zgjidhjen e tyre. Planifikoni orën dhe mos humbisni kohë. Paratë nga shërbimi do të regjistrohen në pjesën për financa vetëm pasrealizimit të orës me sukses ose pas dërgimit të saktë dhe me kohë të zgjidhjes për problemin e caktuar.
  • Rejtingu - Vlera më e rëndësishme për një tutor është rejtingu pozitiv. Nga ai varet se sa punë do të fitojë. Bëhu sa është e mundur më i mirë dhe më profesional. Sa më shumë orë të suksesshme të mbani dhe zgjidhje të sakta dhe me kohë të jepni, kotizimi dhe shikueshmëria juaj në platformën tonë aq më shumë do të zmadhohet, dhe me atë punë më tepër për ju. Sa më shumë orë të mbajtura private dhe probleme të zgjidhura aq më shumë para ekstra të fituara për ju.
  • Promovim - Në promovim pjesërisht ndihmojmë ne me reklamim gjeneral të platformës si dhe ju nëpërmjet të vetëshpalljes në rrjetet sociale dhe faqet e reklamave. Pjesë e rëndësishme e promovimit është edhe mundësia të shkruani artikuj në blogun tonë. Me artikujt e rregullt në blogun tonë, keni mundësinë që më mirë ti njoftoni lexuesit me temat në të cilat mbani orët private, po edhe me vetëveten, si tutor në platformën tonë.